Armand Duka, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, ka folur rreth pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane e Futbollit (UEFA).

Ai i ka kërkuar UEFA-s që fëmijëve të Kosovës ti lejohet të luajnë futboll, ku ka kujtuar se edhe Shqipëria mund të humbas lojtar nga ekipi kombëtar.

“Ata nuk janë pjesë e Serbisë. Ju po ju mohoni fëmijëve të Kosovës që mos të luani futboll. Edhe ne kemi në kombëtare futbollistë kosovar, dhe jo vetëm shtete tjera”, u shpreh ndër të tjera Duka
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb