Lindita Pano nga aleanca pro familjes në një lidhje për emisionin “Sintezë” në News 24, tha se projektligji i propozuar për abortin është kriminal.

“Më shqetëson shumë ligji. Zgjat moshën e abortit nga 12 në 14 dhe pas 14 javësh mjekët e vendosin vetë nëse nënat duhet të abortojnë apo jo. Unë nuk do të doja të diskutoja për abortin dhe nuk e mohoj dot se aborti është vrasje.

Ky proces është! Do të doja të mos ekzistonte. Me projektligjin që kanë sjellë për diskutim kërkojnë ta rrisin moshën e abortit në 14 javë. Në këtë periudhë mund të dallojmë gjininë e fëmijës dhe kjo do të thotë se do të ketë më shumë vajza të abortuara. Vitet e fundit janë abortuar 33 mijë foshnje për shkak se kanë qenë vajza.

Është për të vënë duart në kokë. Këta miratojnë abortin selektiv. Shoqëria duhet të sensibilizohen. Duhet kundërshtuar me forcë ky pr/ligj. Nuk e di nëse është një pakicë apo thjeshtë qeveria shqiptare synon të ecin në një akord me një agjendë globaliste kundër familjes. Nëse vrasim fëmijët dhe nëse nuk do të ketë lindshmëri më shumë se sa vdekje, numri i popullsisë do të zvogëlohet.

Një shqetësim tjetër që unë kam, është që lejohet aborti i vajzave 16-vjeçare. Ne nuk i japim patentën e makinës, ky pr/ligj lejon vajzat 16-vjeçare për të bërë abort pa dijeninë e prindërit”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb