Dy javë përpara fundit të sezonit të rregullt, Tirana e sheh veten jashtë çdo objektivi, për momentin edhe jashtë “final-four”. Bardhebluve i duhet një mrekulli për të kapur vendin e katërt, por as ky objektiv nuk është më në dorën e tyre. Fillimisht, Tiranës i duhen me çdo tre pikët përballë Vllaznisë, e vetmja mënyrë për të qëndruar në lojë, për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri Fagu:

“Ndeshje e vështirë duke parë edhe pozitat në klasifikim, si të Vllaznisë por edhe tonat. Patjetër do të jetë ndeshje e vështirë për tu luajtur por nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se 3 pikëve, bëjmë maksimumin për të shkuar drejt objektivit që kemi.

Mungesat sigurisht pasi dy lojtarë si Jonuzi dhe Lushkja janë dy lojtarë me peshë ndeshja nuk shkoi ashtu si duhet por edhe për shkak të presionit se na duhej fitorja. Por kështu është futbolli dhe tashmë e kemi lënë pas duke u fokusuar tek Vllaznia dhe mendojmë për të marrë 3 pikët. Nuk duhet të frikësohemi pasi edhe dy ndeshje janë, llogaritë tani pakësohen përveç fitores nuk na bën punë asgjë tjetër.

Historia ka treguar që janë gjithmonë ndeshje speciale Vllaznia-Tirana, por duke parë pozitat entuziasti do të jetë i njëjti, nuk na intereson pjesa e Vllaznisë duhet të shohim veten tonë, duhet të marrim maksimumin për të arritur në “Final 4″. Ne shanset i kemi duke fituar ndeshjet tona, e rëndësishme është të marrim 3 pikët me Vllazninë dhe të shohim në vazhdim. Najdovski e ka mbyllur sezonin, Latifi është kthyer në stërvitje me grupin, Lulaj nuk do të jetë për shkak kartonësh, pjesa tjetër është e gatshme”, u shpreh Fagu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: