Magjistari David Copperfield është akuzuar nga 16 gra për sjellje të pahijshme seksuale dhe sjellje të papërshtatshme, shkruan BBC.

”Disa nga krimet e dyshuara ndodhën kur ato ishin nën 18 vjeç”, raportoi gazeta ”Guardian”. Akuzat datojnë nga fundi i viteve 1980 deri në vitin 2014.

Një përfaqësues i Copperfield deklaroi se ”akuzat ishin të rreme dhe të shëmtuara, e kundërta e asaj që është David”. Sipas ”Guardian”, tre nga gratë thonë se magjistari i drogoi para se kryente marrëdhënie me to.

Një grua tha se ajo u takua me Copperfield në 1991, kur ajo ishte 15 vjeçe dhe ai mbante lidhje me të përmes telefonatave.

”Shumica e këtyre akuzave historike janë bërë më parë, dhe të gjitha janë po aq të rreme sa edhe atëherë, Davidi kërkoi provat mbi të cilat pretendojnë se bazohen këto akuza të rreme dhe kjo nuk është dhënë”, theksuan avokatët e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb