NGA ZONJA VJOLLCA

 

500 gr mish viçi

3 qepë të njoma

3 thelpinj hudhër

3 lugë gjelle peksimadhe

1 kokërr vezë

1 lugë gjelle xhinxhër

1 lugë gjelle salcë speci djegës

Kripë

Piper i zi

40 ml vaj për skuqje

 

Për salcën:

1 lugë gjelle salcë speci djegës

2 lugë gjelle reçel kajsie

1 lugë gjelle uthull orizi

1 lugë gjelle salcë soje

 

Për dekorim:

Qepë të njoma në unaza

Susam i pjekur

 

Fillimisht në një tas bashkojmë mishin me qepët e njoma të grira shumë hollë, hudhrën, peksimadhen, një kokërr vezë, xhinxhër, salcën e specit, kripën dhe piperin e zi. I trazojmë mirë dhe me këtë masë formojmë qoftet sa një top golfi. I vendosim qoftet të skuqen në tigan me vaj të nxehtë. I lemë derisa ato të marrin ngjyrë kafe, më pas i vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 10-15 minuta. Ndërkohë përgatisim salcën duke vendosur fillimisht në tigan salcën e specit djegës, reçelin e kajsisë, uthullën e orizit dhe salcën e sojës. I trazojmë mirë dhe sapo salca të jetë homogjenizuar mirë vendosim në tigan qoftet dhe i lyejmë mirë me salcë. I servirim qoftet duke i pudrosur me fara susami si dhe me qepë të njoma të prera në unaza të vogla.
(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: