A i shikoni shenjat në ambalazhin plastik kur blini në dyqan? Nëse jo, duhet të filloni ta bëni këtë gjë.

Në çdo shishe plastike, apo në ambalazh tjetër, patjetër duhet të ekzistojë shenja që tregon se nga çfarë materiali është përbërë. Kur të blini ujë në shishe plastike, ju duhet të jeni të sigurt që nuk po do helmoni veten.

Gjeni shenjën në ambalazhin plastik dhe shikoni se çfarë do të thotë ajo për shëndetin tuaj. Sigurohuni që të mos blini atë që mund t’ju dëmtojë.

PET ose PETE
“PET është një prej shisheve të plastikes me të përdorura në treg për konsum, dhe është gjetur në shumicën e shisheve të plastikes të ujit. Qëllimi i tyre është vetëm për një përdorim. Përdorimi i përsëritur i kësaj shishe rrit shansin e formimit të baktereve në të. Këto shishe mund të lëshojnë metale të rënda dhe kimikate që prekin hormonet.

HDP ose HDPE
Kjo lloj plastike nuk lëshon ndonjë kimikat. Ekspertët sugjerojnë që ta zgjidhni një shishe të tillë kur blini ujë në shishe, për shkak se konsiderohet si më e sigurta. Plastika HDPE, zakonisht përdoret në shishe të qumështit, detergjentit, vajit dhe çantave plastike.

PVC ose 3V
PVC është një plastikë e butë që përdoret për të krijuar plastikë të pastër për mbështjelljen e ushqimit, lodrat e fëmijëve dhe produktet e tjera. Kjo lloj plastike lëshon dy kimikate toksike që prekin hormonet në trup. Ekspertët sugjerojnë që të mos e blini këtë lloj shishe.

Always-Read-the-Labels-on-Plastic-Bottles-Otherwise-You-Can-Get-Poisoned-or-Get-Cancer

LDPE
Kjo plastikë nuk duhet të përdoret në prodhimin e shisheve, por qese të plastikes edhe pse nuk liron ndonjë kimikat të dëmshëm në ujë. Megjithatë, nuk është një ide e mirë që ta blini një të tillë nëse e gjeni në dyqane.

PP
Polypropylenë plastikë është e lehtë, e fortë dhe ka rezistencë të mire ndaj nxehjes. Përdoret për të paketuar shurupët dhe shishet e jogurtit. Gjithashtu përdoret në disa pelena të fëmijëve dhe disa ambalazhe tjera të ushqimit. Është e kualitetit të lartë dhe konsiderohet si shumë e sigurt.

PS
Polistereni është një material i lirë në prodhim dhe blerje, i lehtë në mirëmbajtje dhe lehtë të deformohet. Përdoret për të krijuar gota, kartonë të vezëve dhe mbulesa. Ai lëshon substanca kanceroze kur nxehet. Nuk preferohet të përdoret në një periudhë afatgjate në ushqim ose pije.

PC apo plastika pa emërtim
Një nga kategoritë me të rrezikshme në treg që liron kimikate të ashtuquajtura BPA dhe shpesh përdoret në shishe të ujit sportive dhe kontejner të ushqimit. Studimet kanë treguar se BPA, i cili vepron si estrogjen, lidhet me disa lloje të kancerit.(tg)
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: