TIRANE – Një ditë para mbylljes së afatit ligjor për dorëzimin e dokumenteve nga qytetarët që presim kompensimin e pronave, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vijuar punën edhe këtë të dielë.
Në zyrat e Agjencisë ka patur një fluks të madh aplikimesh nga qytetarët të cilët duhet të dorëzojnë vetëm dy dokumente, ai i arkivit dhe një pozicionim hartografik i pronës që pretendohet për njohje pronësie.
Agjencia e Trajtimit të Pronave nëpërmjet njoftimeve të afishuara dhe në media bën të ditur se 23 maji është afati i fundit ligjor për depozitimin e kërkesave të reja për njohje pronësie ndaj qytetarët duhet të dorëzojnë në orët e mbetura dokumentin arkivor dhe një pozicionim hartografik të pronës për të cilën pretendojnë njohje pronësie.
(er.nu/BalkanWeb)