GREQI- Arrestohet bariu shqiptar, i cili u shoqërua para pak ditësh si dëshmitar në vrasjen e Bledar Terpollarit në Igumenicë të Greqisë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 maj të këtij viti në fshatin Gliki të Greqisë.

Mësohet se shqiptari 28 vjeç, punon në fshatrat kufitare te Janinës. Sipas mediave greke, orët e fundit bariu ka dëshmuar në polici se: E kane vrare tre shqiptare. Me kane kërcënuar me armë që t’u tregoj stanin ku qëndronte Bledari. Kam qenë dëshmitar i vrasjes dhe i prerjes së kokës”. Sakaq, burime mediatike bëjnë me dije ndër të tjera se 28-vjeçari ka treguar vendin ku është groposur pikërisht koka.

Sipas tij, vrasja ka ndodhur pasi Bledari ka fshehur një ngarkese të madhe droge që vinte nga Shqipëria, ndërsa dyshohet se tre vrasësit janë larguar me makinë drejt kufirit. Po ashtu, policia greke u shpreh se është lokalizuar njëri prej tyre në fshatrat e Janinës, ndërkohë dyshohet se dhe dy autorët e tjerë janë shqiptarë. Vijojnë hetimet për kapjen e tyre. 26-vjeçari shqiptar që u qëllua me një plumb dhe më pas iu pre koka, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje në Shqipëri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: