TIRANE- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi në një intervistë për ‘News24’ ka dhënë argumentat e tij në lidhje me bojkotin e opozitës, fill pas vendimit për përjashtim të deputetit Sali Berisha nga parlamenti për 10 ditë. Peleshi e argumentoi si pretekst për t’i ikur dhe njëkohësisht për të shtyrë diskutimet për reformës në drejtësi.

Ndër të tjera ai u ndal edhe tek ftesa publike që kryeministri Rama i bëri kreut të opozitës, Lulzim Basha, duke e cilësuar si një hap për unifikimin e vullnetit politik për reformën në drejtësi.

“Kjo është arsyeja e ftesës së Ramës për Bashën. Ftesa, për unifikim të vullnetit politik për këtë reformë. Nëse mungon vullneti politik ka pretekste pafund”, tha Peleshi.

Ndër të tjera, zv.kryeministri deklaroi se Partia Socialiste po përfundon zgjedhjet për kryetar të degëve, ndërsa në 5 bashki ky proces është mbyllur. Sipas tij, në këto zgjedhje brenda PS-së, ka pasur frymë pozitive, ndërsa thekson se kështu do të jetë edhe në fushatat që do të vinë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: