*NGA: Mariglen Mërtiri
TIRANE – Simbolika e tij është e shumëfishtë në vende të ndryshme te botës por në Shqipëri ata kultivohen edhe për adrenalinë. Njihet si simboli i paqes por edhe lajmëtar shumë i mirë ndaj në vendin tone të apasionuarit pas pëllumbave kanë krijuar federatën e pëllumbave te Postes e cila organizon here pas here gara shpejtësie. Historiku i këtij shpendi tek ne, daton që prej luftës së parë botërore ku në qytetin e Korçës, francezët sollën këtë shpend të cilin e përdornin për dërgimin e mesazheve dhe me largimin e tyre preferuan ta linin si shpend të butë të mbarështohej nga korçarët.
Kemi dëgjuar për çfarëdolloj garash dhe konkursesh, por të garosh me pëllumbat nuk të rastis shpesh të dëgjosh. Një grup shokësh nga Tirana të apasionuar pas pëllumbave nisën spontanisht në vitin 2003 të zhvillonin një disiplinë që për kohën nuk ishte e njohur. Lëshimin e pëllumbave disa kiliometra larg nga shtëpia e tyre dhe rikthimin sërish në fole. Aftësia e këtij shpendi për t’u rikthyer në shtëpi filloi të ngjallte një rivalitet mes rritësve, ndaj nuk nguruan ti stërvitin për të nisur garimet për largësi edhe më të mëdha.
*2003 u nisem te merreshim me pëllumbat dhe historiku i tyre.
Aftësinë e pëllumbit për të gjetur shtëpinë e tij ku ka lindur dhe rritur të vegjlit, këta të apasionuar e lidhin me një aftësi drejtimi si fusha magnetike, e cila edhe pse në territor të panjohur e drejton atë në rrugën e duhur për në shtëpi. Teknikat e stërvitjes dhe motivimit janë të rëndësishme ndaj kultivuesit e këtij shpendi flasin për 2 mënyra motivimi, e para është sapo ata lindin të vegjlit futen në garë dhe rikthimi me çdo mënyrë për të rritur të sapolindurit e bënë të sigurt mbërritjen dhe e dyta bashkimi para garës me femrën e preferuar në një kafaz dhe nisjen për garë me idenë se dikush e pret kur të kthehet ne kafaz.
Por nuk janë te pakta edhe shpenzimet, që kanë pëllumbat për t’u mbajtur. Shumica prej tyre, që përdoren për garë dhe që quhen pëllumba shpejtësie janë shumica të blerë në Belgjikë, Holandë dhe Spanjë. Këto blerje pak të kushtueshme bëhen nga pëllumba që në garat ndërkombëtare kanë dalë kampionë botërorë. Së bashku me pëllumbin e blerë merret edhe certifikata me pemën gjenetike të pëllumbit dhe të gjitha garat dhe trofetë që kanë marrë. Ndaj shifra e disa mijëra eurove për të blerë një pëllumb nuk është e panjohur për të pasionuarit pas këtij shpendi. Çmimi më i lartë i një pëllumbi të blerë nga garuesit shqiptarë kap shifrën e 7 mijë eurove.
Por në gara ka edhe lloje pëllumbash autoktonë të cilët nuk janë zhgënjyes.
Takimin me ta apasionuarit pas këtij sporti e realizuam në një periudhë garash që zhvillohen në fund të prillit dhe në fillim të majit. Një kamion i blerë enkas për lëshimin e pëllumbave deri në largësinë 790 kilometra pika më e largët Kroacia po tej mbushet me garuesit e shpejtësisë
Ky sport me simbolikën e paqes që mbart pëllumbi bashkon shqiptarët pasi janë të shumtë të apasionuarit nga qytete të ndryshme që provojnë të garojnë për të marrë një kupë simbolike por që u përkëdhel sedrën më së shumti për punën e lodhshme që kanë bërë për stërvitjen disa mujore.
Federata “Pëllumbat e Postës” ka pajisje moderne për regjistrimin e të gjithë pëllumbave garues. Përveç një unaze në këmbë, që e shoqëron pëllumbin gjatë gjithë jetës, para se të garojnë ata pajisen me një tjetër unazë e cila me mbërritjen e pëllumbit në shtëpi të dhënat e saj me kode i dërgohen komisionit, por çdo garues në shtëpi ka një aparaturë të quajtur pedane, ku pëllumbi zbret para se të futet në kafaz dhe kjo pajisje regjistron kohën e saktë. Distanca që përshkruan një pëllumb nga Kroacia në Korçë dhe nga Kroacia në Tiranë nuk është e njëjtë ndaj komisioni përllogarit kohën e mbërritjes dhe atë të nisjes dhe nxjerr një mesatare të shpejtësisë së fluturimit çka e shpall edhe pëllumbin më të shpejtë garues.
Gjatë fluturimit pëllumbat mund të sulmohen nga grabitqarët si skifteri edhe mund të vriten.
Garuesit pasi kanë marrë informacionin që pëllumbat janë lëshuar presin në shtëpitë e tyre që ata ti nderojnë me shpejtësinë e kthimit nga vendndodhja e largët.
Organizmi, që kjo federatë po bën duke sofistikuar mënyrën e garimit dhe shpeshtuar ritmet e saj ka shtuar jo vetëm tifozët por edhe pëllumbarritësit, që përveç pëllumbave që fluturojnë të mbajnë edhe pëllumba shpejtësie apo poste që një ndër kupat e nderit të jetë në zyrën e tyre.
(er.cu/BalkanWeb)
