Parku Kombëtar i Divjakës tashmë është kthyer në një destinacion të përhershëm për vizitorët vendas e të huaj.
Kryesisht fundjavat sjellin në këtë park mijëra vizitorë të cilët preferojnë pyllin e pishave, kullën 360 gradë dhe stacionin e shëtitjeve me varka, me të cilin eksplorojnë lagunën.
Sipas informacioneve të marra sot në qendrën e parkut deri në orën 14:00, mbi 600 vizitorë kanë vizituar parkun kombëtar, pa përfshirë të tjerët dhe familjarët që frekuentojnë lokalet dhe atraksionet e tjera të zonës.
Vizitorët, gjeografia e të cilëve është jo vetëm nga Divjaka e Lushnja, por edhe Kuçova, Dimali, Ballshi, Elbasani, Durrësi e Tirana shprehen se gjejnë natyrën e bukur, ajrin e pastër dhe gatimet tradicionale, por edhe ambient të këndshëm për fëmijët.
