Emma Stone arriti të bëhej virale në internet me pamjen që zgjodhi për 50-vjetorin e SNL. Aktorja ka ecur në tapetin e kuq me një fustan të veçantë, i cili kishte edhe një ‘vend’ për ushqime.

Ylli i Hollivudit zgjodhi një fustan të kuq, me xhepa në lartësinë e belit, të cilin e kishte mbushur me… kokoshka. Madje, kur ka mbërritur para kamerave, ka dashur të fotografohet duke mbajtur në duar kutitë. Ajo e ka kompletuar look-un e saj me një palë sandale me taka të kuqe.

Fansat e saj u siguruan që ta lavdërojnë për “idenë e zgjuar”. Siç pritej, pamja e saj u bë shpejt virale në Twitter, ku shumica e lavdëruan yllin se sa “qesharake”, e “pakomplikuar” dhe “origjinale” është ajo.

Një person e quajti pamjen e saj “fantastike”, ndërsa një tjetër shkroi: “Emma Stone solli ushqimet e saj në festë”. “Ajo është shumë qesharake”, ka shkruar një tjetër fanse në llogarinë e saj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: