LONDËR- Fushata Leave.EU që mbron tezën e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është akuzuar sot se po shfrytëzon mënyrën e padenjë të masakrës që regjistroi 49 të vdekur në një klub homoseksualësh në Orlando.

Leave.EU ka postuar në Twiteer, ilustruar nga një foto që nxjerr në pah luftëtarë të grupit të Shtetit Islamik, sloganin “Ekstremizmi islamik përbën një kërcënim të vërtetë për mënyrën tonë të jetesës. Reagoni tani përpara se të ndodhë tek ne një masakër e njëjtë me atë të Orlandos”.

“Qarkullimi i lirë i kalashnikovëve në Evropë po ndihmon terroristët. Votoni për më tepër siguri më 23 qershor. Votoni +largohu+ nga BE-ja”, citohej në një këtë mënyrë në një mesazh nga Leave.EU e lidhur me partinë eurofobe UKIP.

Ky postim në Twiteer është fshirë një orë më pas në faqen zyrtare të lëvizjes që po bën fushatë për opsionin Brexit në referendumin e 23 qershorit, në mënyrë paralele me platformën zyrtare Vote Leave. “Është vërtetë e turpshme”, reagoi ministrja e Arsimt, Nicky Morgan e cila mbështet kryeministrin Cameron në fushatën pro BE-së. “Solidariteti, cilido qoftë, në Orlando, Paris dhe Bruksel përbën armën tonë më të fortë kundër terrorizmit”, shtoi ajo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: