Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij planifikon të ndërmarrë hapat e parë drejt paqes në të ardhmen e afërt.
“Hapat e parë në rrugën drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme janë tepër të rëndësishme. Ne duam të ecim përpara me shpejtësi, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë Evropën,” tha Zelensky në platformën e mediave sociale X.
Ndërkohë, shefi i zyrës së Presidentit, Andriy Yermak, njoftoi se në një bisedë telefonike me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Mike Waltz, kishte diskutuar hapat drejt paqes.
“Kemi shkëmbyer mendime për çështjet e sigurisë dhe koordinimin e pozicioneve në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Ukrainës dhe SHBA-së”, tha Yermak në Telegram.
Ai shtoi se ekipet ukrainase dhe amerikane do të takohen së shpejti për të “vazhduar këtë punë të rëndësishme”.
(A.A/BalkanWeb)
