Nga atentati i sotëm në Tiranë, kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Siç mësojnë News24 dhe BalkanWeb, të plagosur me armë zjarri kanë mbetur shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallën e operacionit.

Nga burimet pranë spitalit, mësohet se i mituri 11 vjeç paraqet gjendje më të rënduar shëndetësore, nga plagët e marra.

Autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri nga rrethrrotullimi i Shkozës deri tek TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb