Vartësi i ministres Belinda Balluku, Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri u mor merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme si person nën hetim.

Mësohet se ndaj tij është ngritur akuza favorizimin e kompanive në tendera.

Kujtojmë se Myzyri u mor në pyetje për rreth 3 orë në Prokurorinë e Posaçme.

Më 7 prill ishte paraqitja e tij e parë para prokurorëve si dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit duke dhënë sqarimet e tij, ndërsa në dalje të institucionit refuzoi të bënte komente.

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Në kuadër të hetimit, SPAK ka urdhëruar më herët sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb