Kryeministri Narendra Modi foli për një lajm që ka tronditur dhe përhapur trishtim në të gjithë Indinë, në deklaratat e tij të para në lidhje me rrëzimin e aeroplanit të Air India .
“Tragjedia në Ahmedabad na ka tronditur dhe ka përhapur trishtim. Është e pamundur të përshkruhet me fjalë dhimbjen që ndiejmë”, tha ai në një postim në X.
The tragedy in Ahmedabad has stunned and saddened us. It is heartbreaking beyond words. In this sad hour, my thoughts are with everyone affected by it. Have been in touch with Ministers and authorities who are working to assist those affected.
— Narendra Modi (@narendramodi) June 12, 2025
“Në këtë orë të trishtueshme, mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit. Jam në kontakt me ministrat dhe autoritetet që po punojnë për të ndihmuar të prekurit”, shtoi ai.
Ndërkohë, ministri i shëndetësisë i vendit foli për “shumë njerëz” që kanë humbur jetën, pa dhënë shifra. Megjithatë, informacione të pakonfirmuara flasin për të paktën 130 të vdekur , pa u ditur se cilët prej tyre ishin në avion dhe cilët në tokë.
(BalkanWeb)
