Janë publikuar pamje të reja nga rrëzimi i avionit në Indi, ku mbi 200 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit humbën jetën në përplasjen fatale vetëm pak momente nga ngritja në ajër.

Në një kënd krejt tjetër i marrë nga një kamera afër pistës nga mbrapa, shihet qartë se avioni ngrihet normalisht në ajër, por në vend që të vijonte trajektoren, ulet dhe shpërthen në tokë pas përplasjes.

Ende nuk dihet se çfarë nuk ka funksionuar, përse avioni nuk ka ruajtur këndin e ngjitjes. Për momentin ka disa pista hetimi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb