“Izraeli synon të përfundojë operacionin e tij ushtarak kundër Iranit deri në fund të javës”, raportoi transmetuesi publik izraelit Kan, duke cituar burime izraelite të sigurisë.

Sipas raportimeve, Izraeli ka arritur shumicën e qëllimeve të tij të luftës në Iran. Megjithatë, Kan tha se mbetet për t’u parë se cilat qëllime po ndjek ende udhëheqja iraniane pas sulmeve ndaj objektivave amerikane në Katar.

Sipas medias, Izraeli është duke pritur një vendim nga Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike Ali Khamenei pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Nëse SHBA-të vazhdojnë të shkojnë në luftë pas kundërsulmeve iraniane, Izraeli do të vazhdojë gjithashtu sulmet e tij “për të thelluar më tej sukseset”, citoi Kan një zyrtar anonim të sigurisë të thoshte: “Ditët e ardhshme do të jenë më intensive, me qëllim vendosjen e tonit dhe bindjen e iranianëve të ndalen. Nëse kjo nuk funksionon, ne do të vazhdojmë me të gjitha forcat tona”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb