Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës në rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave në juglindje të rajonit të Detit të Marmarasë, pranë Bursës, në të njëjtën pikë ku dje ndodhën dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 3.9 ballë me një diferencë prej 70 minutash.
Thellësia fokale e tërmetit të sotëm ishte 12.91 km. Lëkundjet u ndjen ë meti në Stamboll dhe zonat përreth.
“Duhet të jemi vigjilentë. Është një zonë që ndodhet në një çarje aktive”, tha sizmologu Suleyman Pambal
(BalkanWeb)
