Gjykata e Apelit te Posaçëm la në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin.
Ai u cilësua fajtor për vrasje në tentativë me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena, shkatërrim prone e grup kriminal. Apeli zbuti dënimin për Enver Jamakun, i penduar i drejtësisë, të cilin e dënoi përfundimisht me 7 vite burgim. Ermond Jamaku, kushëri i të penduarit u dënua me 8 vite. Për Blendi Dedën u zbut masa e dënimit nga 20 vite në 18 vite burgim.
Në fuqi u la masa e dënimit për Paris Prengën e Flor Abazin. Këta të fundit akuzohen se realizuan shpërthimin me eksploziv ndaj Artjan Bylykut, kunatit te Domart Konjarit në tetor të 2019-ës.
Hetimet zbuluan se shënjestër ishte Domart Konjari, kundërshtar i përbetuar i Devi Kasmit, i cili u ekzekutua në Tiranë 7 vite më parë.
(Balkanweb)
