Prokuroria e Tiranës do të rihapë hetimet për Gjergj Cukalin, “të fortin” e Myslim Shyrit, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në zonën e Selitës në 2019.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Tiranës, që pati vulosur pushimin e hetimeve dhe kthimin e akteve në prokurori për të vijuar hetimet për Cukalin për akuzat e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Në vendim, gjykata e Apelit ka përcaktuar veprimet hetimore që prokuroria duhet të kryejë, brenda një afati 3 mujor nga dita e komunikimit të vendimit.
Në 2020 me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj Cukalit, për mungesë provash.
ADN e gjetur në një shishe plastike që u zbulua në makinën e përdorur në vrasje u konsiderua provë e pavlefshme, pasi pretendohej se ishte marrë kundërshtim me ligjin.
Arben Bilali, ish-punonjës policia I cili kishte qëndruar për një kohë të gjatë I ngujuar, u qëllua për vdekje në zonën e Selitës. Famiuljes Bilali i ishin vrarë dhe dy djemtë e tjerë, Bujar Bilali në vitin 1998, ndërsa Leonardi, ish-mundës i Dinamos, në gusht të vitit 2010.
Familja Bilali ishte në hasmëri me familjen Xhabafti. Ekzekutimi mafioz i ish-policit dhe anët e errëta të hetimit janë trajtuar më herët edhe në emisionin “Në shënjestër” në News 24.
