SPAK kërkon dënimin me 25 vite burg për “të fortin e Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Cukali akuzohet se është porositës i atentatit me minë në automjet të Gjon Menës, por që dështoi.

Ai dyshohet se organizoi gjithë skemën, ndërkohë që u zbulua nga një kushëri i cili do të ishte autor.

SI U ZBULUA GRUPI KRIMINAL
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se vetëm një kamera sigurie ka qenë prova më e fortë për ta çuar grupin e hetimit drejt autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. “Në fshatin Ferraj, një kamerë sigurie ka fiksuar një automjet ‘Ford Fiesta’ që Jamaku do e përdorte për të vëzhguar lëvizjet e shënjestrës së atentatit. Nga ky automjet është gjetur pronari i automjetit, i cili ka thënë se e kishte lënë në një servis për ta shitur dhe më pas pronari i servisit e kishte kontaktuar për ta shitur.

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, Jamaku thotë se Cukali e ka kërcënuar se nuk e ka çuar deri në fund punën dhe nuk i ka dhënë 30 mijë euro po 3 mijë. Jamaku thotë se ia ka dhënë paratë kushëririt të tij Ermond Jamakut, të cilit i kishte premtuar 5 mijë euro. Nga ky automjet Enver Jamaku ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të japë emrin e porositësit.

Cukali nuk konsiderohet si personi që ka interes të drejtpërdrejt për vrasjen e Gjon Menës sepse nuk rezulton të ketë njohje të mëparshme apo shkak që ta vriste. Por prokuroria dhe policia ka dyshime se Cukali është paguar persona të tjerë për të eliminuar Gjon Menën dhe më pas ka kontaktuar kushërinjtë Jamaku për të realizuar atentatin që dështoi”, tha Lala.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: