TIRANE– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh të marrën se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nuk pritet të ketë ndikim për sistemin bankar shqiptar, për shkak ekspozimit të ulët që ka sistemi bankar shqiptar.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, nuk pritet të ketë ndikim për Shqipërinë.Me këtë vend ne kryejmë vetëm 0.6% të shkëmbimeve tregtare, transaksionet me paundin janë të ulëta, numri i emigrantëve gjithashtu dhe remitancat e tyre janë në nivele relativisht të ulëta, ndërsa investitorët anglezë janë pak të pranishëm në Shqipëri, u shpreh Guvernatori Sejko.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: