Në Programin e Drekës në News24 ishte i ftuar analisti Ben Andoni i cili diskutoi për ndryshimet e qeverisë në pushtetin vendor.  Ai tha se aktualisht ka një paqartësi të kryeministrit Rama dhe tek institucionet dhe se mazhoranca duhet të fliste me opozitën për reformën e re territoriale.

Andoni gjatë fjalës së tij në studio, u ndal edhe tek aksioni i IKMT për shembjen e godinave pa leje në Theth.  Analisti u shpreh se aktualisht nuk ka një referim direkt për zonat e dëmtuara dhe se pushteti lolal duhet të dilte në mbrojtje të banorëve.

“Ka një paqartësi tek kryeministri Rama e cila është edhe tek institucionet.Jemi në momentin që administrata e kryeministrit Rama ka dështuar. Mazhoranca duhet të ulej me opozitën dhe të fliste për një reformë të re territoriale.  Ne aktualisht nuk kemi edhe një referim direkt për zonat që janë prekur. Ky referim i jepet publikut dhe është e vështirë edhe për pjesën e ballkanit. Pushteti lokal duhet të dilte në mbrojtje të banorëve. Ne jemi edhe në kulmin e turizmit dhe trafiku nuk është rregulluar”, përfundoi Andoni

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb