Në transmetimin live të News24, para godinës së zaptuar nga policia ushtarake pas plackitjes së ambienteve të brendshme ku u nxorrën nga godina tavolinat, dosjet e gazetarëve dhe pajisjet e tjera personale, deputeti i PD, Klevis Balliu  ngriti pikëpyetje lidhur me arsyen e vërtetë të marrjes së dosjeve të gazetarëve.

“Pse duhet që Ardi Veliu të merrte dosjet e Klidiana Lalës. Ardi Veliu është polic i krimit, Klodiana Lala ka dosjet e krimit, për cfarë erdhën për të fshehur provat”, tha ai.

Duke shtuar: “Pse ushtria duhet të merrte kostumet dhe dosjet e gazetarëve, cpunë kishte ushtria me dosjet. Nëse ke vendim gjykate, vjen me një vendim gjykate. Nëse do e kishin do e nxirrnin. Vendim gjykate për godinën e New24 nuk ka. Dhe të vish me pretendimin se nuk kam hequr sinjalin, por dritat dhe të mos lejosh gazetarësh të bëjnë punën e tyre.

Marrja e dosjeve është një akt kriminal dhe duhet hetim, duhet hetim thelbësor edhe në Parlament.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb