Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, i ftuar në studion e improvizuar të News24 para godinës së televizionit të zaptuar nga policia ka deklaruar se AGSH shpreh mbështetjen së bashku me 27 organizata mediatike të huaja dhe vendase, në mbështetje të kolegëve gazetarë të Focus Media News.
Myzyraj tha se represioni i autoriteteve shtetërore ndaj Neës24 kaloi vijën e kuqe.
“I bëjmë thirrje në emër të AGSH institucioneve shtetërore të ndalojnë këtë repression ndaj News24, deri në sqarimin e plotë të situatës.
Në respekt të institucioneve të drejtësisë, duhet të ndalohet aksioni deri në vendim të gjykatës dhe të ulen në bisedime”, tha kreu i AGSH-së
Isa Myzyraj: Shpreh solidaritetin e plotë me të gjithë kolegët e Focus Media Grup. Kemi parë për 4 ditë një repression të autoriteteve shtetërore ndaj një televizioni që ka një histori mbi vete.
Ka patur reagime të forta dhe nga organizatat e huaja mediatike, duke e quajtur kalimin e vijës së kuqe, një akt i turpshëm i qeverisë shqiptare, në kundërshtim me kartën e të drejtave të njeriut.
I bëjmë thirrje në emër të AGSH institucioneve shtetërore të ndalojnë këtë repression ndaj Neës24, deri në sqarimin e plotë të situatës.
Ndaj në respect të institucioneve të drejtësisë, duhet të ndalohet aksioni deri në vendim të gjykatës dhe të ulen në bisedime.
