Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka  shprehur keqardhjen rpër ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji i cili ndërroi jetë  pasditen e sotme nga një arrest kardiak ndërsa ishte duke drekuar me familjen e tij në Sarandë.

Shehu e cilësoi Zhejin si një gazetar korrekt, dhe një qytetar njerëzor duke shtuar më tej se ai do të kujtohet nga të gjithë si një model.

Postimi i Tritan Shehut:

Keqardhje e trishtim per humbjen e Artur Zhejit!
Gazetar korrekt, qytetar njerezor ne tiparet e sjelljet e tij.
Miqesor e tolerant!
Ngushellinet me te sinqerta familjes se tij, gazetarise shqiptare, publikut te gjere, miqve, te gjitheve!
Do ta kujtojme si nje model!

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb