Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur Artur Zheji.

Përmes një mesazhi ngushëllues, Gjekmarkaj e cilëson ndarjen nga jeta të Zhejit si një humbje të rëndë për mendimin kritik, gazetarinë dhe shoqërinë shqiptare. Ai ka vlerësuar kontributin e tij të vyer në jetën publike dhe mediatike të vendit.

Postimi i nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkajt:

Lajmi i ndarjes nga jeta i gazetarit Artur Zhejit është një humbje e madhe për gazetarinë, mendimin kritik dhe shoqërinë shqiptare. Ai ishte një intelektual i spikatur, një zë i guximshëm dhe një personalitet që krjijoi dhe mbajti të gjallë debatin publik.

Me stilin e tij unik, ai solli gjithmonë qartësi, mendim të lirë dhe reflektim të thellë dhe pse mund të kemi ndarë mendime tërsisht të ndryshme për çështje të caktuara. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar për median, gazetarinë dhe vetë shoqërinë.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të medias! U prehtë në paqe 🕊️

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: