Artur Zheji, gazetari dhe analisti i njohur, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.
Lajmi i hidhur ka tronditur botën mediatike dhe politike, ku ai la gjurmë me stilin e tij unik të të shprehurit.
Deputeti Luciano Boçi e kujtoi Zhejin si një “bohem të fjalës”, që dinte të depërtonte përtej sipërfaqes. Me ikjen e Zhejit, humbet një zë i veçantë në gazetarinë shqiptare.
Postimi i deputetit të PD Luciano Boçi:
Artur Zheji vendosi ta ndërpresë udhëtimin e jetës, rrëmbyeshëm e krejt papritur.
Largimi i tij nuk është thjesht largimi i një gazetari të njohur.
Është shuarja e një zëri që dinte të vallëzonte me fjalën, dinte të vendoste atë aty ku të tjerët vendosnin zhurmën e me të, të depërtonte sipërfaqen e sheshtë të gjuhës.
Zheji ishte njëherazi analist, polemist, publicist, por mbi të gjitha një bohem i lirisë profesionale, drejtimi i së cilës shpesh nuk i interesonte
I pranueshmëm dhe në kundërshti, falë aftësisë për të parashtruar ai mbetet një zë origjinal.
Largimi i tij nga jeta na lë një boshllëk të dukshëm, jo vetëm të një figure të njohur televizive, por dhe boshllëkun e një inteligjence të mprehtë që e shihte median jo si skenë cirku, por si arenë për t’u lexuar dhe zbërthyer.
Në analizat e tij kishte një një dozë ironie, shpesh therëse, por edhe një shkëndijë shprese, se fjala e mendimi janë promotorë të shpresës dhe se ende kanë vlerë.
U prehsh në paqe mik!
