Artur Zheji, analist dhe intelektual i njohur, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën e mendimit kritik dhe çështjeve kombëtare.

Ish-presidenti Bamir Topi e kujton si një njeri të thellë, gjithmonë me libër në dorë dhe me një prani qytetare të veçantë.

Zheji angazhohej me pasion për forcimin e institucioneve dhe shtetit, duke e vendosur interesin kombëtar mbi atë politik. Ai mbetet një figurë që nuk imponohej, por binte në sy me mendim dhe elegancë.

Bamir Topi, ish-president i Republikës: E kam njohur Artur Zhejin që nga viti 1975. Kishte “ishujsh miqësish” edhe në atë kohë. Unë kisha diferencë moshe 4 a 5 vite diferencë. Zheji ecte gjithmonë vetëm dhe mbante përherë një libër. Vinte nga një familje intelektuale dhe e orientuan drejt një formimi dhe u formua në një terren familjar qytetar intelektual. Ai mund të përshtatej me çdo njeri. Artur Zheji nuk imponohej, ai bënte bisedën sipas bindjeve të tij, ndante idetë me atë që kishte përballë me shumë elegancë.

Artur Zheji ishte një qytetar model. Zheji është marrë me çështje të interesit kombëtar, është marrë me rolin e institucioneve, shtetit. Interesi politik është momental, por më i rëndësishëm është shteti dhe struktura e shtetit. Asnjëherë shteti nuk të lë në baltë, partia të lë në baltë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: