Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i ftuar në Koha për t’u zgjuar në News24 tha se pensionistët e Shqipërisë sot janë më keq se vjet, për shkak të inflacionit.
Hoxha u shpeh se qeveria e re që do krijohet duhet që të bëjë indeksim pensionesh. Sipas tij, qeveria duhet të rrisë pensionet dhe të japë bonuse.
Hoxha deklaroi se ende në vend ka pensione tepër të ulëta, duke shtuar se nëse Shqipëria dëshiron që të hyjë në BE, duhet të rrisë edhe standardin ekonomik të qytetarëve të saj.
Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha: Pensionistët presin që qeveria shqiptare të bëjë diçka për ta. Ne presim rritje të pensioneve dhe indeksim të ri të tyre. Qeveria ka mundësi që të bëjë indeksim dhe të japë bonuse. Pensionistët presin më shumë për indeksim, por nëse gërshëtohen këto do të ishte diçka e mirë. Pensionistët sot ndodhen në gjendje më të keqe se vjet, për shkak të inflacionit.
Qeveritarët të kenë kujdes kur të bëjnë indeksimin e pensioneve. Qeveria flet gjithmonë për objektivat e vitit 2030, por 2030 është shumë larg, pasi pensionistët kanë nevojë për rritje pensionesh sot. Shqipëria dëshiron që të hyjë në BE dhe duhet standard konkurrues me vendet europiane, nuk mund të vijohet me këto pensione aq të ulëta.
