Dy muaj pasi pranoi ftesën e Kryeministrit Edi Rama, politikani britanik Nigel Farage ka konfirmuar se do të zhvillojë një drekë me kreun e qeverisë shqiptare, me fokus temën e deportimit të kriminelëve të huaj nga Mbretëria e Bashkuar, çështje që, sipas tij, përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare britanike.
Gjatë një fjalimi të mbajtur para anëtarëve të partisë Reform UK, Farage deklaroi se takimi me Ramën do të zhvillohet brenda disa javësh, duke e shoqëruar deklaratën me tone ironike:
“Do të rezervoj një avion shumë të madh dhe ndoshta do të marr një ngarkesë me vete (të burgosur), nuk jam ende i sigurt”, tha ai.
Ai shtoi se një nga prioritetet e tij është ndalimi i hyrjes ilegale në Britani dhe deportimi i atyre që, sipas tij, përbëjnë rrezik për shoqërinë: “Ne do të ndalojmë kriminelët e huaj, do të ndalojmë anijet dhe do të deportojmë ata që hyjnë në mënyrë të paligjshme. Kjo është ajo që bën çdo vend normal në botë.”
Deklaratat e Farage vijnë pas një debati në distancë mes tij dhe Kryeministrit shqiptar në rrjetet sociale në korrik. Shkak u bë një statistikë e paraqitur nga Farage, i cili pretendoi se “1 në 50 shqiptarë në Britani është i burgosur”. Rama e kundërshtoi publikisht këtë shifër, duke theksuar se raporti i saktë është “1 në 100”, dhe akuzoi Farage për përhapje të të dhënave të pavërteta që stigmatojnë shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë debatit të tyre të ndezur mbi emigrantët shqiptarë në Britani, Farage iu përgjigj një ftese të Ramës, përmes një postimi në datën 30 qershor.
“E pranoj ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar Shqipërinë si i ftuari i tij i nderit. Do të diskutojmë së bashku kthimin pas të të burgosurve shqiptarë”, u shpreh Farage duke pranuar ftesën e kreut të qeverisë.
I accept Prime Minister @EdiRamaal’s invitation to visit Albania as his guest of honour.
We will discuss the return of Albanian prisoners. pic.twitter.com/PREL64fbfr
— Nigel Farage MP (@Nigel_Farage) June 30, 2025
Nigel, Nigel, Nigel…
From “one criminal in fifty Albanians,” your claim has now spiraled into: “Maybe it’s one in three, maybe one in four, I don’t know…”
Really?! You don’t know?
And this comes after you say you double-checked the numbers?
I already pointed you to The… https://t.co/cvgBe4ftys pic.twitter.com/aCWZKSwpZc
— Edi Rama (@ediramaal) July 1, 2025
