News24 dhe BalkanWeb sigurojnë pamjet e momentit kur 30-vjeçari Ragip Gila largohet nga skena e krimit në Shkodër.

Ai shfaqet i maskuar pasi në kokë mban skafandrën e motorit, ndërsa në dorë mban armën e llojit pistoletë, pasi ka kryer masakrën me 2 viktima dhe 2 të plagosur në një lokal në pedonalen “Kolë Idromeno” në Shkodër.

Img 1307
Img 1307

Viktima të të shtënave mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa u plagosën Erogen Vaso (Brajoviq), i cili ishte edhe objektiv i atentatit si dhe Meri Kaceri, banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Pas krimit, Gila largohet me motor, por disa metra më tej aksidentohet. Nën kërcënimin e armës ai grabit një automjet tip BMW me të cilin largohet deri pranë limit Kir, ku më pas e braktis makinën.

Në përpjekje për t’u larguar në këmbë ai arrestohet nga Policia.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb