Barush alias Bajram Bregu, i cili u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i Ragip Gilës, që kreu masakrën e Shkodrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, njihet për lidhjen e fortë me Ibrahim Licin, një prej njerëzve me të shumëkërkuar në vend kundërshtaer i përbetuar i grupit kriminal Bajri.
Policia bën me dije se 39-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Emri i Bregut nuk është i panjohur për forcat e rendit.
Policia tha se gjatë kontrolleve pas masakrës në zemër të Shkodrës, zbuloi dy banesa që përdoreshin nga të dyshuarit, Gila, Bregu si dhe një 17 vjecar dhe brenda tyre u sekuestruan në total 14 armë, pistoleta dhe kashallnikovë, dronë, municione, etj. Për policinë Barush Bregu nuk është një i emër i panjphur, madje ka një skedë të pasur kriminale.
Në vitin 2016 ai është dënuar me 4 vite burgim për kultiim të lëndëve narkotikem dhe armëmbajtje pa leje.
Dy vite më vonë, gjatë një aksoni policor, të zhvlluar pas ekzekutimit mafioz të Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahim Licit u zbuluan armë automatike. Në njërën nga armët u gjetën gjurmë gishtërinjsh të Barush Bregut.
Bregu dyshohej po ashtu edhe për përfshirje në atentatin mafioz në mars të 2019 kur u ekzekutuan Ibrahim dhe Astrit Bilali, babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, krahut të armnatosur të grupit Bajri. Në atë kohë dyshimet për ekzekutimin ranë mbi Ibrahim Licin por ndaj tij nuk u ngrit akuzë zyrtare.
Policia ka dyshime se Barush Bregu është i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në Shkodër dhe njihej si nbjë nga të besuarit e Ibrahim Licit. Familja Lici dhe Bajri janë në përplasje të forta prej vitesh dhe si pasojë janë regjistruar atentate mafioze me bilanc tragjik të vrarësh apo plagosurish.
(BalkanWeb)
