Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka deklaruar se Në momentin kur bllokohet çdo mënyrë reagimi, reagimi radikal është e vetmja mënyrë mbetet.

I ftuar në “Kjo Javë”, ai ka shtuar se është koha për reagim dhe protesta, gjë që duhet të ndodhë sa herë në këtë vend ndodhin padrejtësi, duke u ndalur në sulmin që u ndërmor ndaj News24 në fillim të muajit gusht.

Ai ka deklaruar gjithashtu se pas dyerve të mbyllura në mbledhjen e grupit të PD, u diskutua në lidhje me mënyrën se si duhet të vijojë aksioni opozitar.

“Kemi pasur shumë diskutime në grupin parlamentar.
Ka një pjesë publike të diskutimit të kryetarit të partisë, më pas ka diskutime me dyer të mbyllura mes kolegësh. Mos prisni nga unë të cënoj diskrecionin e mbledhjeve me dyer të mbyllura. Vendimin e publikova unë sapo mbaroi mblehdja. Secili në mbledhje shprehu mendimin e tij
Në momentin kur bllokohet çdo mënyrë reagimi, reagimi radikal është e vetmja mënyrë që na mbetet.
Në të shkuarën PD ka marrë vendime të forta deri në djegie mandatesh por në afatgjatë doli që ishte gabim. Çdo vendim që duhet marrë do të merret duke llogaritur efektin afatgjatë.
Sa i përket protestave, kjo nuk është kompetence e grupit parlamentar.
Koha për protestë është çdo ditë.
Koha për protestë është edhe kur mbyllet media më e madhe informative në vend. Duhet të reagojmë edhe kur cënohet liria e tjetrit, prona, liria e medias, jo vetëm kur na bëhet ne padrejtësi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb