Zhvillimet lidhur me çështjen e ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, u diskutuan në studion e emisionint “Zonë e Lirë”, ku analistët dhe gazetarja Klodiana Lala ngritën pikëpyetje mbi komunikimet e zbuluara dhe ecurinë e hetimeve.

Analisti Sebastian Zonja vuri në dyshim komunikimet që, sipas diskutimit, lidhen me një person në kërkim, duke e cilësuar situatën të pakuptimtë.

Ndërkohë, analisti Flogert Muça ngriti mundësinë që personat e përfshirë të kenë pasur në dispozicion instrumente të tjera, duke menduar se edhe nëse do të niste një hetim, mund të ekzistonte diçka që do të çonte në pushimin e çështjes.

Pjesë nga diskutimi në studio:
Klodiana Lala: Telefon i pastruar, por ka një program që mund të rikuperohen të dhënat me ekspertë shumë të mirë. Hetimi është shumë dinamik ende. Hetimi ndaj Vlora Hysenit mund të zgjasë edhe deri në një vit.

SEBASTIAN ZONJA: personazhi që përgjoi të gjithë Shqipërinë dërgon mesazhe dashurie për një person që është në kërkim dhe kërkon e gjithë Shqipëria. Për mua kjo nuk ka kuptim.

Klodiana Lala: Zonja ishte shumë e bindur brenda vetes q nuk do ta kishte SPAK-un pas për shkak të bashkëpunimit institucional së paku.

Flogert Muça: Ekziston edhe mundësia të ketë në dorë instrumenta të tjerë që ka mendar që edhe nëse do të nisë hetimi ka në dorë diçka që çështja të pushohet.

Klodiana Lala: Ka komunikime që nuk i kam publikuar sepse nuk i kam konfirmuar dot. Takimet me Ramën dhe sauditët janë në dosje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb