Ka nisur në “News24” emisioni “Zonë e Lirë” me Arjan Çani. Ajo që nisi diskutimin mes të ftuarve ishte ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend, me votimin e reformës territoriale dhe faktin që edhe pse gjatë ditës disa zëra brenda PS deklaruan se janë kundër, në momentin e votimit të gjithë ngritën kartonat jeshilë, duke miratuar reformën që shkurton me 15 numrin e bashkive në hartën e re territoriale.

Flogert Muça ka zbuluar detaje nga ajo që ka ndodhur, ku u shpreh se ka qenë një takim mes Erjon Braçes dhe kryeministrit Edi Rama, ajo që ka çuar në ndryshimin e votës së deputetit socialist.

“Janë takuar më shumë se gjysmë ore me jnjëri tjetrin. Një bisedë që në fund konkludoi me votën pro të Braçes. Takimi është zhvilluar brenda ambienteve të Kuvendit.Braçja tha mbrëmë nesër do t’ju sqaroj se përse ka votuar pro, por një sqarim i tillë nuk ka ndodhur ende. Mendoj se Rama, edhe pse PS është parti rreshti, Braçe nuk ka dalë pa gjë në kuptimin politik. Ndërkohë Spiropali ka votuar pro edhe në mbledhje grupi, ka qenë koherente. Nuk ka qenë si Sinaj për shembull. ”, është shprehur ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb