Kryeministri Edi Rama prezantoi paraditen e së shtunës ministren e re të Shëndetësisë, Prof. Dr. Evis Sala, në një ceremoni të organizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Teksa vlerësoi figurën e Evis Sala, profesionalizmin dhe karrierën e saj ekselente, Rama përmendi disa nga pikat ku do të fokusohet puna e dikasterit të shëndetësisë në mndatin e katërt.

“Në mandatin e katërt duhet të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që shëndetësia t’u ofrojë qyettarëve përtej infrastrukturës së transformuar dhe përtej asaj që i detyrohemi mjekëve e infermierëve në detyrën e tyre.

Janë dy shtylla të rëndësishme që do merremi, zgjerimi i aleancave me ekselencat dhe futja e AI në sistemin shëndetësor. Kemi hapur një trase kemi firmpsur në marrëvese, e në nga ekselencat italiane qoftë për administrimin e QSUT dhe universitetit duam të krijojë një sinergji midis vita e salute dhe mjekësisë. Kemi nisur një bashkëpunim midis spitalit onkologjik dhe spitalit izraeit “Shiba. Duam të hapim një universitet mjekësor në Fier, pranë spitalit rajonal. Ndërtimi i një spitali ekselence si pikë referimi i turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesat gjatë sezonit veror dhe jemi në diskutime për të lidhur një partneritet strategjik me një ndër kompanitë e AI n shërbim të shëndetësisë në Britani”, tha Rama.

Edi Rama: Jam krenar dhe shpresëplotë për të ardhmen e shërbimit shëndetësor. Sot dua tju prezantoj zyrtiartsht me ervis salën.

Jam i bindur që shumëkush në këtë takim e nejh si në studente të dikurshme me shkëlqim në fakultetin e mjekësisë që prej 30 vitesh ka zhvilluar një karrierë më mbresëlënëse ndër shqiptarë n evropë dhe botë. Ka spikatur si akademike mjeke e drejtuese në disa uniersitete e qendra më të njohura të botës për kancerin. Ka thelluar studimet në Kembrixh.

Para se të vinte në Shqipëri drejtonte Departamentin e imazherisë në Poliklinikën Gemeli dhe jep mësim në Universitetin “Zemra e Shenjtë” në Romë.

Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë dhe mbajtur mbi 500 kumtesa në forume ndërkombëtare bën pjesë në bordet në disa shoqata të njohura. Personalitet i vlerësuar mecmime dhe vlerësime prestigjioze ndërkombëtare, pranimi

Në mandatin e katërt duhet të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që shëndetësia t’u ofrojë qyettarëve përtej infrastrukturës së transformuar dhe përtej asaj që i detyrohemi mjekëveve e infermierëve në detyrën e tyre.

Janë dy shtylla të rëndësishme që do merremi, zgjerimi i aleancave me ekselencat. Futja e AI në sistemin shëndetësor.

Kemi hapur një trase kemi firmosur në marrëvese ,e në nga ekselenct otaliane qoftë për administrimin e qsut dhe universitetit duam të krijojë një sinergji midis vita e salute dhe mjekësisë. Kemi nisur njëbashkëpunim midis spitalit onkologjik dhe spitalit izraeit “Shiba”.

Duam të hapim një Universitet Mjekësor në Fier, pranë spitalit rajonal. Ndërtimi i një spitali ekselence si pikë referimi i turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesat gjatë sezonit veror dhe jemi në diskutime për të lidhur një partneritet strategjik me një ndër kompanitë e AI në shërbim të shëndetësisë në Britani.

Këto do të jenë në fokus të ministres së re.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: