Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentet e fundit të jetës së Nicolai Palamarciuc, shitësit me origjinë moldave, i cili u rrah brutalisht për vdekje nga shefat e tij në Turqi në shtator të vitit 2025. Pamjet u bënë publike teksa nisi gjyqi për ngjarjen e rëndë të ndodhur në një zonë industriale të lagjes Başakşehir. Në video shihen katër persona, mes tyre edhe pronarët e kompanisë ku punonte Palamarciuc, baba i dy fëmijëve, duke e sulmuar dhe goditur. Më pas, viktima hidhet në dysheme dhe detyrohet të futet në një ashensor, i cili e çon në një dhomë ku nuk kishte kamera sigurie.
Sipas dosjes së çështjes, në atë ambient Palamarciuc është rrahur për një kohë të gjatë dhe është torturuar në përpjekje për ta detyruar të pranonte një vjedhje për të cilën akuzohej. Prokuroria dyshon se bëhej fjalë për një kurth të ngritur ndaj tij. Raporti mjeko-ligjor përcaktoi se shkaku i vdekjes ishte mungesa e oksigjenit e shkaktuar nga presioni në gjoks dhe në qafë.
Moldovalı genci ellerini ayaklarını bağlayıp katlettiler!
Başakşehir’de patronları tarafından ‘hırsızlık’ şüphesiyle işkenceyle yapılarak öldürülen Moldovalı Nicolai Palamarciuc’un son anlarına ait güvenlik kamerası görüntüleri ortaya çıktı. https://t.co/6KWNWu2XWl
— Sabah (@sabah) September 21, 2026
Në lidhje me rastin janë arrestuar gjithsej tetë persona. Në dëshmitë e tyre fillestare gjatë marrjes në pyetje, të dyshuarit kanë fajësuar njëri-tjetrin për atë që ndodhi. Nëna e viktimës ka rrëfyer për mediat turke se djali i saj e kishte telefonuar pak para sulmit, duke i shprehur frikën se diçka nuk shkonte në vendin e punës. “Mami, ndihem shumë keq, diçka po ndodh në punë. Të gjithë po diskutojnë për diçka, po më shikojnë”, i kishte thënë ai, sipas dëshmisë së nënës.
Ajo tha se frika e të birit u bë realitet pak më vonë. “Ata papritmas sulmuan djalin tim dhe e çuan në një vend pa kamera. Tre persona po e rrihnin dhe ranë mbi të, duke i shkaktuar fraktura në gjoks”, u shpreh nëna. E tronditur nga ngjarja, ajo shtoi se dy fëmijët e Palamarciuc kanë mbetur pa baba, ndërsa kërkoi që autorët të përballen me drejtësinë.
