2 ditë pasi u mor i pandehur nga SPAK, është parë sot të hynte në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Nuk dihet ende se kë ka takuar kryebashkiaku i Kolonjës, por mësohet se ka qëndruar brenda Kuvendit për disa minuta.

Erion Isai u mor i pandehur nga SPAK dy ditë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Kryebashkiaku i Kolonjës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e 15 Janarit 2025, por para gazetarëve refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. Gjithashtu, ai u pyet për 3 orë nga Prokurorët e posaçëm edhe më 30 Maj 2025.

Mësohet se janë dy procedura tenderuese, një për ndërtimin e një ujësjellësi ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me një projekt të falsifikuar për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb