Universiteti “Luarasi” nisi sot vitin e ri akademik, ku në ceremoninë e organizuar për këtë rast drejtuesit dhe stafi akademik dhanë urimet dhe këshillat e tyre për studentët.
Presidentja e Universitetit “Luarasi”, znj.Fabiola Hysenbelliu iu ka uruar mirëseardhjen studentëve, sidomos atyre që për herë të parë ulen në auditorë, duke i këshilluar të mos kenë frikë nga sfidat me të cilat do të përballen, pasi kjo është rruga që çon në rritjen e tyre si profesionistë dhe qytetarë.
Hysenbelliu u shpreh se rruga e studentëve bëhet më e lehtë edhe për shkak të stafit të kualifikuar dhe profesorëve të përkushtuar që janë gjithmonë gati t’i ndihmojnë në rrugën e dijes.
“Mirmëngjes të gjithëve. Sot shënohet udhëtimi juaj drejt dijes dhe zhvillimit personal dhe profesional. Ju po hyni në një bote të re ku çdo sfidë do t’ju ndihmojë të formoni veten si qytetarë dhe profesionistë të së ardhmes. Universiteti nuk është vetëm vendi ku mësojmë për libra apo koncepte, por një hapësirë ku mësojmë të mendojmë ndryshe dhe të sfidojmë veten, të bashkëpunojmë dhe rritemi si njerëz.
Këtu do të gjeni profesorë të përkushtuar dhe miq të rinj.
Mos kini frikë nga vështirësitë sepse janë pjesë e rritjes, mos kini turp të pyesni apo kërkoni ndihmë, sepse vetëm ai që përpiqet mund të mësojë vërtet.
Ju sot bëheni pjesë e komunitetit të dijes.
Shfrytëzoni çdo mundësi dhe orë mësimi për të nxjerrë më të mirën nga vetja. Në emër të të gjithë stafit akademik dhe studentëve të tjerë ju uroj mirëseardhje për përzemërt.
Mirë se erdhët në familjen tonë universitare!” tha ajo.
Fjala e plotë
Të dashur studentë dhe mbi të gjithë ju studentë të rinj të vitit të parë, mirë se erdhët në universitetin tonë!
Sot nuk është një ditë e zakonshme.
Sot shënon fillimin e një udhëtimi të ri – udhëtimit tuaj drejt dijes, zhvillimit personal dhe profesional.
Ju po hyni në një botë të re, ku çdo mësim, çdo pyetje dhe çdo sfidë do t’ju ndihmojë të formoni veten si qytetarë dhe profesionistë të së ardhmes.
Universiteti nuk është vetëm vendi ku mësojmë libra apo koncepte.
Ai është një hapësirë ku mësojmë të mendojmë ndryshe, të sfidojmë veten, të bashkëpunojmë dhe të rritemi si njerëz.
Këto do të gjeni profesorë të përkushtuar, miq të rinj, eksperienca që do t’i mbani mend gjithë jetën dhe mësime që do t’ju ndihmojnë të ndërtoni të ardhmen tuaj.
Mos kini frikë nga vështirësitë – ato janë pjesë e rritjes.
Mos kini turp të pyesni, të kërkoni ndihmë apo të gaboni – sepse vetëm ai që përpiqet, mëson vërtetë.
Sot, me hyrjen tuaj në Universitet, ju bëheni pjesë e një komuniteti të dijes dhe përgjegjësisë.
Shfrytëzojeni çdo mundësi, çdo orë mesimi dhe çdo bashkëbisedim për të nxjerrë më të mirën nga vetja.
Në emër të të gjithë stafit akademik dhe studentëve të tjerë, ju uroj mirëseardhje të përzemërt.
Ju dëshiroj suksese, kurajë dhe pasion në çdo hap të këtij kapitulli të ri.
Mirë se erdhët në familjen tonë universitare!
