Pavarësisht se Broja nuk po kalon një sezon të mirë te skuadra e Burnley, cilësitë e lojtarit nuk diskutohen dhe në verë emri i tij mund të përfundojë në merkato.  Media spanjolle “Fichajes.net” shkruan se Broja  i është ofruar Barcelonës. Ai duket si një alternativë e mirë për sulmin, pasi do të ishte një afrim me kosto të ulët.

Problemet ekonomike i detyrojnë katalanasit të eksplorojnë formula të tilla si huazime ose nënshkrime “Loë Cost”.

Për vetë Brojën, kalimi në “Camp Nou” do ishte një trampolinë e vërtetë, ndërsa në krahun tjetër, për Barçën do ishte përforcim i rëndësishëm. Gjigandi spanjoll synon edhe transferimin e Muriqit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: