Shelby Martin, një nënë e re nga amerikane la pa fjalë rrjetet sociale pasi zbuloi peshën e bebit të saj të porsalindur, Cassian-it.

Ajo publikoi në rrjetet sociale një foto me rrobën e spitalit ku tregonte madhësinë e barkut pak para lindjes.

Në fotot që pasonin, ajo prezantoi edhe vetë foshnjën. I vogli Cassian peshonte plot 5.8 kilogramë, dhe sipas stafit të spitalit, ishte foshnja më e madhe e lindur atje gjatë tre viteve të fundit.

Videoja u bë shpejt virale, duke mbledhur mbi 35 milionë shikime në llogarinë e Martin në TikTok dhe më shumë se 50 mijë komente. Ngjarja u transmetua edhe nga televizioni amerikan WSMV.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb