Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celiashi deklaroi se i takon Kolegjit Zgjedhor që të vendosë mbi ankimimin e PS për zgjedhjet. Ai tha se KQZ s’ka tagër për këtë çështje.

“Kjo është kompetencë e Kolegjit zgjedhor për ankimimin e PS. Se çfarë do të vendosnin ta, do të presim. S’do të doja që të komentonim. Komisioni Rregullator do të duhej të kishte miratuar aktet. Tani duhet ta zgjidh apo jo, s’di ç’të them. Ne po vazhdojmë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera. Çdo parti që do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar bashkie, nuk e pengon asgjë që të paraqesë asgjë për t’u regjistruar, apo për të sjellë komisionerë.”, tha ai.

Ai shtoi se nuk e ka shkelur ligjin sa i takon dekretit të presidentit Begaj për zgjedhjet. “Është e qartë sikurse sot është ditë dhe jo natë. KQZ nuk ka pasur asnjë detyrim, nuk detyrohemi as nga kushtetua apo kodi zgjedhor. Nëse do të komentonim dekretin e presidentit, atëherë do të kishim shkelur ligjin. Çdo gjë tjetër është….spekulim apo bazohet në interesa politike. S’është fare puna ime apo çështja ime që të them se cili është kryetari i Bashkisë së Tiranë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: