Zbulohet emri i shtetasit shqiptar, i cili u arrestuar më datën 9 tetor në Romë , me akuzën se shpërndante kokainë.

Sipas burimeve autori është Kristian Preni 23-vjeç.

Sipas burimeve, ndaj Preni janë sekuestruar 200 kg kokainë, një armë tip pistoletë dhe një shumë prej 30.000 euro.

Autori u arrestuar në flagrancë nga karabinerët teksa po ecte në rrugë me një çantë me një çantë ku kishte fshehur para të konsiderueshme. Por në vijim u ushtrua kontroll në banesën e tij.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimin deri në një vendim final ndaj shqiptarit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb