Deputeti i PD, ish-prokurori Arian Ndoja, tha se kriminaliteti është rritur me 32% në Shqipëri përgjatë viteve të fundit, ku sipas tij, ka ndodhur edhe pse vendi është shpopulluar.
Ai theksoi se nga karakteri i humanizmit shoqëria po shkon drejt atij hakmarrës.
“E para në një vend, ku shpopullimi ka arritur në shifra shumë të larta, dhe është rritur 30 deri 32% kriminaliteti. Ose kemi rritje të efikasiteti të organizimit ligjzbatues ose kemi rritje të krimit për shkak të kësaj politike që po qeveris vendin.
Nga parimi i humanizmit, po shkojmë drejt karakterin hakmarrës. Pra psikologjia e dhunës për të kapur çdo sektor çdo klasë, me synim që mbretërimi të jetë i qetë”, tha Ndoja.
Pyetjet e Arian Ndojës për Kryeprokurorin Olsian Çela
I nderuar Prokurori i Përgjithshëm,
ju faleminderit për raportimin.
Nga pyetjet e mia, më dolën disa përgjigje që kanë shumë interes për publikun.
E para në një vend ku shpopullimi ka arritur në nivele shumë të larta, është rritur kriminaliteti me 30-32%, që është shumë skandaloze dhe këtë duhet ta dinë shqiptarët.
Pra, ose kemi rritje të efikasitetit të organeve ligjzbatuese, ose kemi rritje të krimit për shkak të kësaj politike qeverisëse që po udhëheq vendin.
E dyta, falënderoj që ke mbajtur një qëndrim korrekt për mënyrën e hartimit të Kodit të ri Penal. Pra nga parimi i humanizmit ne po shkojmë drejt karakterit hakmarrës. Pra psikologjia e dhunës për të kapur çdo segment e sektor të shoqërisë me qëllim që mbretërimi të jetë i qetë përgjatë këtij kalvari të gjatë dhimbjesh që po kalon shtetit dhe popullsia shqiptare me këtë sistem qeverisës.
E treta, më vjen mirë që edhe qëndrimi juaj në lidhje me kushtet e punës së magjistratëve shkon në koherencë me realitetin, nevojat e magjistratëve. E vetja pjesë që nuk dakordësohem është se, prokurorët shqiptarë nuk mund të presin vitin 2030 deri sa të ju plotësohen kushtet nga qeveria. Pra nëse ne bëjmë një reformë, duam që kjo reformë të shkojë në favor të qytetarëve.
Nëse nuk i krijojnë kushte, institucioneve, solemnitet prokurorëve, gjyqtarëve kjo e bë të pamundur ushtrimin e të drejtave të tyre.
E fundit edhe për kolegët, ju sot jeni vetëm lajmëtar, pasqyrues i statistikave të prokurorive të rretheve. Pra ju nuk kemi asnjë kompentencë, siç e tha pak më parë edhe kryetari i PD, ju sot ne mund të ju sugjerojmë vetëm krijimin e udhëzimeve të cilat nuk kanë karakter detyrues, por vetëm orientim pët qytetarët.
Kjo është baza ligjore, kompetencat që ju kemi dhënë.
