Lulzim Basha është paraqitur në ambientet e SPAK pasditen e sotme.
Siç njofton gazetarja e News24, mësohet se Basha do të pyetet në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit”.
Gjatë protestës së opozitës socialiste në 2011 ku humbën jetën 4 mbështetës të PS, Lulzim Basha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm.
Nga plumbat e Gardës së Republikës humbën jetën protestuesit Hekuran Deda, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi.
Drejtësia e asaj kohe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardisin, Agim Llupo. Të cilët tanimë kanë mbyllur hesapet me drejtësinë.
