Izraeli ka dorëzuar ditën e sotme në spitalin Nasser trupat e 30 palestinezëve, si pjesë e një marrëveshjeje për të marrë mbetjet e dy izraelitëve të rrëmbyer, të cilët u kthyen dje nga organizata islamike palestineze Hamas, njoftoi spitali, i cili ndodhet në jug të Rripit të Gazës.

“Trupat e 30 palestinezëve të burgosur u dorëzuan nga pala izraelite, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e trupave”, tha spitali, që ndodhet në Khan Yunis.

Në total, si pjesë e këmbimit për mbetjet e 15 izraelitëve, 225 trupa palestinezësh janë dorëzuar sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.
Që nga ajo datë, Hamas gjithashtu ka dorëzuar mbetjet e dy të huajve të rrëmbyer, një Tajlandezi dhe një Nepalese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb