Gazetari, Almer Toska tha se kryeministri Edi Rama mori një mesazh nga qytetarët vlonjatë, ku sipas tij, shumica e këtyre të fundit bojkotuan procesin sot.

Toska theksoi se shtatorin e ardhshëm mund të ketë përsëri zgjedhje në Bashkinë e Vlorës.

“Vlora nga 130 mijë banorë kanë votuar vetëm 13 mijë votues. Pra administrata dhe familjarët e tyre. Patronazhimi i votës është bërë vetëm në këtë pjesë. Ky mesazh nga Vlora është mesazh për Edi Ramën.

Sot Vlora ka refuzuar Edi Ramën dhe kandidatin e tij,” tha Toska.

Gazetari theksoi se zhgënjimi është ndaj mazhorancës dhe opozitës, duke shtuar segmente të PD marrin tendera nga qeveria.

“Opozita në Vlorë është në pazar me mazhorancën. Në pazar për parqet fotovoltaike të Kaninës, oligarkë të lidhur me pushtetin duan të shkatërrojnë mjedisin atje. Po ndërtohet te porti i Vlorës, do ndërtohet në Sazan, në Zvërnec. Po ndërtojnë oligarkët, por jo për qytetarët, 3 mijë euro m2 nuk e blen qytetari atje. Në Vlorë do ketë reagime, do ketë protesta.

Opozita atje është në gjendje katastrofike. Partitë e vogla kapen me përgjime, janë të përfshirë në pazar me Qeverinë, prandaj populli të refuzon. Refuzim dhe bojkot total. Opozita nuk kishte kandidatë, çedon. Këta i lanë zgjedhjet, i la Lulzim Basha në 2019, i lanë edhe këta sot”, tha Toska.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb